Rafinha dëshiron qëndrimin te Interi

Sport April 24, 2018 - 10:58

Rafinha Alcantara, i cili është i huazuar nga Barcelona te Interi deri në fund të këtij edicioni, dëshiron të qëndrojë edhe më tutje te klubi italian, raporton “Calciomercato.com.

Braziliani është duke shijuar një formë të mirë, që prej huazimit të tij në afatin kalimtar të janarit dhe Interi po mendon seriozisht për transferimin e tij, edhe pse mbetet problem çështja e çmimit të futbollistit, transmeton zeri.info

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde nuk e sheh futbollistin në planet e tij, por klubi katalonjas nuk dëshiron të pranojë një ofertë më të ulët sesa klauzola e Rafinhas, që është 35 milionë euro plus 3 të tjera në bonuset.

Rafinha është paraqitur në 14 ndeshje për Interin deri më tani dhe ka realizuar 3 asistime./Zëri