Berisha: Goli im, më i bukur se i Ronaldos

Sport April 24, 2018 - 10:46

Besart Berisha po vazhdon të shkëlqejë në futbollin australian.

Futbollisti kosovar e ka regjistruar një gol të jashtëzakonshëm në stilin “Gërshërë” për ta ndihmuar Melbourne Victoryn të kualifikohet në gjysmëfinale të “Play-Off”-it.

Përfaqësuesi kosovar ndihet i lumtur që e ndihmoi ekipin e tij, ndërsa golin e tij me shaka e ka konsideruar si më të mirë sesa ai i Cristiano Ronaldos, të cilin ky i fundit e shënoi javë më parë ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve.

“Është një gol mjaft i bukur. Jo sikur i Ronaldos, por edhe më i bukur”, ka thënë Berisha duke buzëqeshur.

“Ishte një gol mjaft i rëndësishëm për ne, prandaj për këtë jam dyfish i lumtur. Është një gol që nuk e shënon shpesh ndoshta gjatë karrierës”, theksoi Berisha pas lojës.

“Për mua, ishte goli i parë në stilin ‘Gërshërë’. Jam mjaft i lumtur sepse ishte i duhuri në fund. Ishte një ndeshje e vështirë, por jam mjaft i lumtur që shënova në fund”, nënvizoi ai.

Berisha ndihet i motivuar dhe është optimist se Melbourne do ta fitojë A-Leaguen. /Zëri/