Ja nga sa mijëra euro i morën nga Ministria e Sportit sportistët elitarë të Kosovës!

Sport April 23, 2018 - 16:16

Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve në mbështetje të sportistëve, sot në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u nënshkruan edhe gjashtë memorandume bashkëpunimi me gjashtë sportistë.

Image

Nënshkrimi i këtyre memorandumeve bëhet me qëllim të mbështetjes financiare për periudhën Janar-Dhjetor 2018.

Me 5 mijë e 400 euro mbështetet financiarisht sportistja Distria Krasniqi ndërsa sportistja Nora Gjakova mbështetet me 4 mijë e 800 euro.

Image

Sportisti Akil Gjakova, në bazë të memorandumit të nënshkruar mbështetet financiarisht me  4 mijë e 500 euro.

Me nga 1 mijë e 200 euro mbështeten sportistët Laura Fazlia dhe Shpat Zeka ndërkaq sportistja Loriana Kuka me 2 mijë e 400 euro.

Image

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se me këto memorandume po ndihmohen sportistët të cilët përveç sukseseve në vend, Kosovës i sollën medalje edhe nga garat ndërkombëtare.

Image

Ndërkaq sportistët të cilët sot nënshkruan memorandume bashkëpunimi me MKRS-në, përgëzuan dhe falënderuan ministrin Gashi për punën që po  e bën në fushën e sportit, sidomos me memorandumet, me çka ndihmohet dhe lehtësohet shumë puna e sportistëve. /Zëri/

Image