Kryhet derbi i turpit

Sport April 22, 2018 - 17:38

Drita e ka fituar derbin si mysafire e Llapit me rezultat 1:3 përmes një “hat-tricku” të  Kastriot Rexhës. Mirëpo, ky derbi e ka prodhuar skandalin dhe turpin më të madh në këtë edicion.

“Fair-play” i këtij derbi ishte vënë në pikëpyetje një natë para lojës. Dyshime për kurdisje u hodhën edhe pak orë para fillimit të lojës. Ndërsa, kulmi arriti atëherë kur disavantazhin prej 1:0 Drita e shndërroi në 1:3, në favor të saj, raporton “Zëri”.

“Zëri.info” shkruan se tifozët llapjanë hodhën gjësende në fushë ndaj ekipit të tyre dhe thërrisnin: “Marre - marre”, “mos e shit – mos e shit”. Ata hynë në fushën e blertë dhe ndërprenë lojën, e cila vazhdoi vetëm pas ndërhyrjes së Policisë, e cila i largoi shikuesit nga stadiumi. /Zëri