Valdet Morina shpallet kampion në kategorinë -70 kg në Bodybuilding

Sport April 22, 2018 - 09:04
Ja ku u mbajt kjo garë

Billderi nga Prizreni, Valdet Morina është shpallur kampion absolut i Kosovës në -70 kg në Bodybuilding, raporton “Zeri.info”.

Gara në të cilën u mbajt dje në qytetin e Pejës, e nxori fitues Valdet Morinën nga Prizreni në këtë kategori.

Morina këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ku ka falënderuar edhe trajnerin e tij, Besnik Bobaj, për siç ka shkruar ai, punën e palodhshme, përcjell “Zeri.info”.

Nga kjo garë, vendi i dytë i takoi Sefer Mujit, ndërkaq vendin e tretë e ndanë, Arbër Gashi e Drilon Pireci. /ZËRI/