FIFA gjobit katër klube të njohura për parregullsi në transferime

Sport April 19, 2018 - 16:24
Detajet

FIFA ka gjobitur Benfican dhe Sporting Lisbonën, ashtu si Celta Vigon dhe Rayo Vallecanon për përfshirjen e palëve të treta në merkaton e lojtarëve.

Qeveria e futbollit ka bërë të ditur të enjten se do të penalizohen klube dhe federata të ndryshme që shkelin rregullat e FIFA-s, por nuk ka zbuluar se cilat kanë qenë transferimet e parregullta.

Benfica, që zë vendin e dytë në kampionatin portugez është gjobitur me 110 mijë euro dhe të njëjtën gjobë ka marrë skuadra tjetër e Lisbonës, Sportingu.

Gjithashtu janë gjobitur me nga 65 mijë euro Celta dhe Vallecano për përfshirje të parregullt të palëve të treta në tratativa merkatoje.