Shkëndija triumfon ndaj Vardarit, shumë afër titullit

Sport April 18, 2018 - 16:46

Shkëndija ka shënuar fitore 3:2 në udhëtim ndaj Vardarit, duke iu afruar kështu edhe më afër titullit të kampionit në Maqedoni, raporton zeri.info

Besart Ibraimi realizoi dy gola në këtë fitore të klubit shqiptar në minutat 6’ dhe 51’, ndërsa një tjetër e realizoi Visar Musliu në minutën e 59-të

Golat për Vardarin në këtë takim u realizuan nga Bojan Kolevski (43’) dhe Dejan Blazevski (46’), i cili shënoi nga penaltia.

Pas kësaj fitore, Shkëndija ka krijuar një epërsi prej 23 pikësh nga Vardari, që pozicionohet në vendin e dytë./Zëri