City bën detyrën, tani shpreson të gabojë Unitedi për t’u shpallur kampion në Premierligë

Sport April 14, 2018 - 22:41
Lexo detajet

Manchester City është rikthyer te fitorja pas tri humbjeve radhazi në të gjitha garat.

Liderët e Premierligës kanë mposhtur në udhëtim Tottenhamin me rezultat 1:3 në kuadër të xhiros së 34, për t’iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit, i cili do të jetë i treti në histori të klubit.

Gabriel Jesus, Gundogan dhe Sterling shënuan për fitoren e Manchester Cityt.

Për vendasit golin e vetëm e shënoi mesfushori Eriksen.

Me këtë fitore Manchester City numëron 87 pikë, dhe me një gabim eventual të Manchester Unitedit nesër (e diel) kundër WBA, do të shpalleshin kampion të Premierligës./Lajmi.net/