Kështu u mbyllën ndeshjet e sotme të Superligës!

Sport April 08, 2018 - 15:53

Janë mbyllur tashmë ndeshjet e sotme të xhiros së 26-të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan zeri.info.

Sot u zhvilluan dy ndeshje, Vëllaznimi – Drenica dhe Llapi – Gjilani.

Në Gjakovë, vendësit fituan me rezultat minimal 1:0 falë golit të shënuar nga Lekë Vula, kurse portieri Altik Muhaxhiri i la gjakovarët me një lojtar më pak nga minuta e 14-të, pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Drenicasit dominuan në pjesën e dytë dhe e humbën një penallti me Genc Hamitin, kurse Drilon Osmani e qëlloi shtyllën në fund të ndeshjes.

Kurse, në duelin tjetër që u zhvillua në Podujevë, Llapi e mundi Gjilanin 1:0 falë golit të shënuar nga Mirlind Daku në pjesën e dytë. /Zëri/