Kështu u mbyllën pjesët e para në ndeshjet e Superligës

Sport April 08, 2018 - 14:50

Janë mbyllur tashmë pjesët e para të ndeshjeve të xhiros së 26-të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan zeri.info.

Sot po zhvillohen dy ndeshje, Vëllaznimi – Drenica dhe Llapi – Gjilani.

Në Gjakovë, vendësit po udhëheqin me rezultat 1:0 falë golit të shënuar nga Lekë Vula, kurse portieri Altik Muhaxhiri i la gjakovarët me një lojtar më pak nga minuta e 14-të, pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Kurse, dueli tjetër që po zhvillohet në Podujevë pas 45 minutash lojë është 0:0. /Zëri/