Zidane nuk e lë asnjë lojtarë në shtëpi, i fton të gjithë për Juventusin
Sport
April 02, 2018 - 11:36
Ja formacioni i Real Madridit
Reali tashmë është nisur për Itali, ku do të përballet me Juventusin në Champions League.
Zinedine ZIdane ka ftuar të gjithë lojtarët për këtë ndeshje që do të zhvillohet të martën mbrëma në “Allianz Stadium”.
LEXO EDHE: Juve me tri mungesa të mëdha kundër Realit, rikthehen Sandro e Bernardeschi
Madje në Torino ka udhëtuar edhe i dëmtuari Nacho.
LEXO EDHE: Buffon: Real Madridi nuk është i pamposhtur në Evropë
Për herë të parë Zizu ka në këtë fazë gjithë lojtarët e gatshëm, përveç Nachos dhe do të has në vështirësi për të zgjedhur 11-shen startuese ku dilema më e madhe është Gareth Bale apo Marco Asensio. /Gazeta Express/