Bayerni nuk kursehet, e shkatërron Dortmundin

Sport March 31, 2018 - 20:37
Lexo detajet

Bayern Munich ka shkatërruar Borussia Dortmund në derbin e javës në elitën e futbollit gjerman.

Kampionët e Bundesligës nuk janë kursyer aspak ndaj rivalëve të Dortmundit, të cilët i mposhtën me rezultat të thellë 6:0.

Pesë nga gjashtë golat, Bayerni i shënoi në pjesën e parë.

LEXO EDHE: Pas Valon Berishës, gol të bukur shënon edhe Donis Avdijaj

Lewandowski me tri gola, Rodriguez, Muller dhe Ribery me nga një, shënuan në këtë fitore të thellë.

Pas kësaj fitore, Bayerni numëron 69 dhe është vetëm një fitore larg titullit të radhës në Gjermani./Lajmi.net/