Messi do ta ketë 'revolverin te koka' në Botërorin e Rusisë!

Sport March 27, 2018 - 17:30

Kampionati Botëror do të jetë jetë a vdekje për Messin, shkruan zeri.info.

Ylli argjentinas do ta ketë rastin e fundit për ta fituar Botërorin në Rusi gjatë kësaj vere, pasi fitoi gjithçka në karrierë me Barcelonën.

“Botërori është një revolver në kokën e Lionel Messit”, ka thënë fillimisht përzgjedhësi i Argjentinës, Jorge Sampaoli.

“Nëse nuk e fiton atë, ai do të qëllohet dhe do të vritet”, ka shtuar trajneri kilian, duke e bërë një krahasim figurativ se sa i rëndësishëm është për yllin argjentinas ky trofe.

Messi u rikthye nga lëndimi i lehtë dhe pritet ta ndihmojë Barcelonën drejt titullit të kampionit në La Liga, për t’u fokusuar më pas 100 për qind tek Përfaqësuesja e Argjentinës, me të cilën shkoi deri në finale të Botërorit të kaluar në Brazil.

Messi ishte pensionuar nga Përfaqësuesja, por vendosi të rikthehej më pas. /Zëri/