Taipi i bashkohet Kosovës me premtim të madh

Sport March 19, 2018 - 22:11

Prurjet e reja tek Përfaqësuesja e Kosovës do të vazhdojnë edhe në grumbullimin e radhës.

Futbollisti i radhës që i është bashkuar Përfaqësueses sonë do të jetë mesfushori nga Lugina e Preshevës, Gjelbrim Taipi.

Taipi ka pranuar ftesën e trajnerit  Bernard Challandes, për t’u paraqitur në dy miqësoret e radhës, atë ndaj Madagaskari dhe Burkina Faso.

25 vjeçari përmes një njoftimi në Facebook është deklaruar i lumtur që do të jetë pjesë e kosovës.

“Ju njoftoj, se jam grumbulluar nga perfaqesuesja e Kosoves, per dy ndeshjet e radhës kundër Madagaskar, dhe Burkina Faso. Është një hap shumë i rëndësishëm për karrierën time, shpresoj ta përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme, fanelën e përfaqësueses së Kosovës”, ka shkruar Taipi.