Shkëmbimi i çmendur Hazard – Asensio?

Sport March 19, 2018 - 15:55

Ylli i Chelseat, Eden Hazard, mund të transferohet në Real Madrid gjatë verës që po vjen, shkruan zeri.info.

Mirëpo sipas së përditshmes sportive spanjolle “Diario Gol”, në këtë transferim pritet të futet në formë shkëmbimi edhe sulmuesi i ri i “Los Blancos”, Marco Asensio.

Ky i fundit nuk po gjen hapësira në ekipin e parë në “Santiago Bernabeu” dhe raportohet se ai e konsideron Chelsean si një destinacion të ëndrrave.

Sidoqoftë, madrilenët po e kërkojnë qe një kohë të gjatë Hazardin dhe vetëm për të ardhur deri tek përfaqësuesi belg janë të gatshëm ta sakrifikojnë Asension, spanjolli që shihet si e ardhme e këtij klubi.

Hazard, nga ana e tij, sot është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë dhe shihet si pasardhës ideal i Ronaldos në Madrid. /Zëri/