Andre Silva shpëton përsëri Milanin

Sport March 18, 2018 - 16:46

Milani ka shënuar një fitore mjaft të rëndësishme 3:2 ndaj Chievos në “San Siro”, transmeton zeri.info

Kuqezinjtë kaluan të parët në epërsi përmes Hakan Calhanoglus në minutën e 10-të, por rezultati u përmbys nga mysafirët falë golave të Mariusz Stepinski (33’) dhe Roberto Inglese (34’), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Sidoqoftë, në pjesën e dytë, Milani arriti që ta kthej rezultatin në favor të vetes. Ekipi i Gennaro Gattusos së pari barazoi rezultatin në 2:2 përmes Patrick Cutrones në minutën e 54-të, kurse heroi për kuqezinjtë në këtë takim ishte Andre Silva, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 82-të. /Zëri