Interi fiton bindshëm ndaj Sampdorias

Sport March 18, 2018 - 14:26

Interi ka fituar me rezultatin e thellë 0:5 në udhëtim te Sampdoria në xhiron e 29-të të ligës italiane, transmeton zeri.info

Mauro Icardi ishte padyshim njeriu i ndeshjes me plot katër gola të realizuara, ndërsa një tjetër e shënoi edhe Ivan Perisic.

Perisic shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 26-të, ndërsa reprezentuesi argjentinas realizoi në minutat 30’, 31’, 44’ dhe 52’.

Pas kësaj fitoreje Interi ngjitet në vendin e katërt në tabelë, me 2 pikë më shumë sesa Lazio, që sfidën e kësaj xhiroje e zhvillon sonte ndaj Bolognas në orën 20:45./Zëri