Trepça bindëse në fitoren ndaj Kerasanit

Sport March 17, 2018 - 19:09

Me rezultat 94-69, Trepça ka fituar ndaj Kerasan Prishtinës në ndeshjen e xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në përballjen e zhvilluar në palestrën “Minatori”, vendasit ishin më të mirë që nga fillimi i ndeshjes.

Çerekun e parë, Trepça e mbylli me katër pikë epërsi (20:16), ndërsa avantazhi ishte shumë më bindës në dhjetëminutëshin e dytë (31:17).

Nikoqirët vazhduan të luanin më mirë edhe në çerekun e tretë, të cilin e mbyllën me tri pikë epërsi (18:15).

As në pjesëlojën e fundit, Kerasani nuk arriti të tregohej më i mirë se ‘Minatorët’ (25:21), ashtu që këta të fundit e përfunduan takimin me 25 pikë epërsi.

Pas 11 fitoreve dhe 12 humbjeve, Trepça numëron 34 pikë, aq sa ka Rahoveci që ndodhet në vend të katërt në tabelë, me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kerasan Prishtina është në vend të fundit në tabelë me 27 pikë nga katër fitore dhe 19 humbje. /Telegrafi/