Juventus – Real Madrid e kurdisur? Kështu përgjigjet Zidani

Sport March 17, 2018 - 14:44

Zidane thotë se “kurrë nuk kam besuar në thashethemet për ndeshjet e kurdisura”.

Real Madridi dhe Juventusi do të përballen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, skuadra këto që edicionin e kaluar u ballafaquan në finale, ku triumfuan “Los Blancos” 4-1.

Gjithmonë ka pasur diskutime për mundësi kurdisje të shortit të Championsit dhe për diçka të tillë u fol edhe gjatë ditës së djeshme pasi shorti hodhi përballë Juventusin e Realin, teksa video e Francesko Tottit bëri bujë ku u kap nga kamerat duke thënë “Real, Real”, që do t’i bie “Zonjës së Vjetër”.

Megjithatë, Zinedine Zidane, thotë se nuk ka besuar asnjëherë në gjëra të tilla dhe se shanset për të arritur në gjysmëfinale i kanë 50/10.

“Kurrë nuk kam besuar në gogla të nxehta apo të ftohta dhe pas këtij shorti vazhdoj të mendoj njëjtë. Kemi përball një rival të madh, por në këtë fazë gjitha skuadrat janë të forta”, deklaroi Zizu.

“E shoh Juventusin të fortë si vitin e kaluar dhe shumë garues. Do të jetë ndeshje shumë e komplikuar, shanset janë gjithmonë 50/50”, shtoi ai, i cili foli edhe për emocionet e rikthimit në Torino, aty ku ka luajtur për disa vite.

“Gjithmonë kundër Juventusit emocionohem për shkak të pesë viteve që i kam shpenzuar atje”.

"Zonja e Vjetër" e zhvillon ndeshjen e parë në shtëpi me 3 prill, ndërsa sfida kthyese zhvillohet në “Santiago Bernabeu” me 11 prill.

Lajmi i keq për Zonjën e Vjetër” është mungesa e dy lojtarëve kyç në takimin e parë, për shkak të suspendimeve, Miralem Pjanië dhe Medhi Benatia – ata do të jenë gati për sfidën e kthimit në “Santiago Bernabeu”. /Gazeta Express/