Lionel Messi e kalon Cristiano Ronaldon

Sport March 15, 2018 - 19:46
Ja sa për pak Cristiano Ronaldo mbetet mbrapa Messit!

34 me 33 – Messin e ka lënë prapa Ronaldon.

Pas dy golave në Champions League kundër Chelsea, Lionel Messi ka shkuar në kuotën e 34 finalizimeve në të gjitha garat këtë edicion, duke lënë prapa Cristiano Ronaldon me 33, shkruan Gazeta Express.

Për të arritur në kuotën e 34 golave, Messit iu deshën 42 paraqitje, ndërsa Ronaldo ka realizuar 33 gola në të gjitha garat pas 34 paraqitjeve në sezonin 2017/18.

Me këto dy gola kundër “Bluve të Londrës”, Messi ka kapur shifrën e 100 finalizimeve në Ligën e Kampionëve, duke u bërë vetëm futbollisti i dytë në histori që arrin numër tre shifrorë të golave. I pari që e ka arritur këtë është, Cristiano Ronaldo, aktualisht numëron 117 në këtë garë.

Messi tani është golashënuesi i dytë më i mirë në Evropë sa i përket golave të shënuar në të gjitha garat (34), listës i prin Harry Kane i Tottenhamit me 35 finalizime.