Nis shitja e biletave për ndeshjet e Kosovës kundër Madagaskarit dhe Burkina Fasos

Sport March 14, 2018 - 16:25

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë këtij muaji në Francë.

Më 24 mars, Kosova do të luajë kundër Madagaskarit, derisa më 27 mars do të ballafaqohet me Burkina Fason.

Të dyja ndeshjet zhvillohen në Francoville, 20 km afër Parisit, në stadiumin “Stade Municipal Jean Rolland”, që ka kapacitet prej 3.000 ulëseve dhe fillojnë në orën 19:00. Interesimi për këto dy ndeshje nga bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Francë dhe vendet tjera evropiane pritet të jetë I madh.

Organizatorët e kësaj ndeshje tashmë kanë vendosur në shitje biletat e këtyre dy ndeshjeve dhe të gjithë të interesuarit ato mund t’I blejnë online në linkun www.mybootika.com