Këto dy skuadra u kualifikuan në çerekfinale të Championsit

Sport March 13, 2018 - 22:37
Ja cilat janë këto dy skuadra

Sevilla dhe Roma janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan "Zëri.info".

Skuadra spanjolle e ke befasuar Manchester Unitedin, të cilin e mposhti midis “Old Traffordit” me rezultat 2:1, për ta prerë një biletë për çerekfinale.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Spanjë kishte përfunduar baras, 0:0 dhe United shihej si favorit për të shkuar tutje.

Mirëpo, zëvendësuesi Wissam Ben Yedder ishte hero i ekipit të Vincenzo Montellas pasi realizoi dy gola të shpejt, në minutat 74 e 78.

Ndësa, goli i vonshëm i Romelu Lukakut, i shënuar në minutën e 84-t ishte i pamjaftueshëm për “Djajtë e Kuq”, të cilët përshëndeten kështu nga ky kompeticion prestigjioz.

Ndërkaq, Roma e mposhti Shakhtar Donetskun me rezultat minimal, 1:0, i cili ishte i mjaftueshëm për të ecur tutje edhe pse kishte humbur 2:1 në Ukrainë, por ekipin italian e çoi në fazën tjetër pesha e golit të mysafirit, shkruan tutje "Zëri.info".

Golin e fitores për Romën e hënoi Edin Dzeko në minutën e 52-të. Duhet cekur se ukrainasit luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 79-të pas ndëshkimit me karton të kuq të Ivan Ordec. /Zëri/