Salah mund të transferohet tek gjiganti spanjoll!

Sport March 13, 2018 - 16:35

Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi të krahut për sezonin e ardhshëm, shkruan zeri.info.

Duket se eksperienca e Gareth Balet në Madrid do të marrë fund në muajt në vazhdim, kështu që “Los Blancos” janë në kërkim të pasardhësit të tij.

Dhe e përditshmja spanjolle “El Confidencial” zbulon se klubi nga “Santiago Bernabeu” ia ka mësyrë sulmuesit të krahut të djathtë të Liverpoolit, Mohamed Salah.

Sidoqoftë, “Reds” i kanë thënë kampionit evropian se yllin egjiptian e vlerësojnë 160 milionë euro.

Gjiganti britanik nuk e ka ndërmend ta shesë ish-futbollistin e Chelseat dhe të Romës për një shumë më të ulët se kjo.

Salah po shfaq formë të jashtëzakonshme prej transferimit të tij në “Anfield Road”, ku është bërë sulmuesi kryesor i ekipit këtë sezon. /Zëri/