Kemi ende punë për të bërë

Sport March 09, 2018 - 10:47

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk beson që ekipi i tij ka përfunduar punë me Milanin pas fitores 0:2 në “San Siro”, transmeton zeri.info

Wenger thotë se ekipi i tij duhet ta përfundojë punën në “Emirates”. 

“Sigurisht që është një fitore e rëndësishme pas një jave të tmerrshme që patëm. Në përgjithësi është mirë që të fitosh, por nuk është kualifikim”, deklaroi Wenger. 

“Ne duhet ta përfundojmë punën në shtëpi. Jam i lumtur me shpirtin dhe përgjigjën që dhamë. Ne nuk ishim në pozitën që të ndërmarrim rreziqe, por ne nuk mund të ishim shumë të kujdesshëm sepse do të humbnim rrjedhshmërinë”, shtoi strategu francez, i cili është në krye të londinezëve që prej vitit 1996. 

“Ne u mbrojtëm mirë deri në fund”, u shpreh ai./Zëri