Ibraimi: Publiku e meritoi një fitore si kjo (VIDEO)

Sport March 08, 2018 - 14:30

Shkëndija shkëlqeu me “poker” golash kundër Vardarit, 4:0 dhe me avancimin në gjysmëfinale e hapi rrugën drejt trofeut në Kupën e Maqedonisë.

Futbollistët dhe publiku ishin në nivelin e duhur drejt realizimit të fitores bindëse, mirëpo ylli i ndeshjes padyshim ishte Besart Ibraimi, i cili bëri diferencën me hat-trickun e shënuar në harkun kohor prej 12-të minutave.

Pas ndeshjes, numri “7” i Shkëndijës vlerësoi paraqitjen e skuadrës, ndërsa meqë golat e tij erdhën në festën e 7 marsit, bomberi kuqezi nuk ka lëshuar rastin të urojë gjithë arsimtarët ditën e mësuesit.