Hasani: Me qetësi dhe pa eufori, ta prekim gjysmëfinalen

Sport March 07, 2018 - 13:04

Përballja e kthimit të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit është ngjarja kryesore e futbollit në vend, ndërsa kuqezinjtë tanë shihen favorit përballë rivalit nga Shkupi.

Të dorëzuar në luftën për titullin në kampionat, shkupjanët janë rival në kuadër të Kupës në një sezon ku Shkëndija si asnjëherë më parë synon fitimin e dy trofeve.

Kapiteni Ferhan Hasani transmeton optimizmin e skuadrës, ndërsa bën thirrje publikut për përkrahje masive.

Buba potencon se të gjithë koncentrimin duhet drejtuar te paraqitja në fushë, ndërsa spektatorët të jenë lojtari 12-të me mbështetje nga tribuna me një përmbajtje maksimale nga çdo provokim eventual.

Hasani beson se Shkëndija do të jetë ajo e vërteta në fushë për të rëmbyer rezultatin e dëshiruar.