Wilshere iu kërkon falje tifozëve

Sport March 05, 2018 - 15:37

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere iu ka kërkuar falje tifozëve të klubit londinez pas humbjes 2:1 ndaj Brightonit të dielën, transmeton zeri.nfo

Kjo ishte humbja e katërt radhazi për londinezët në të gjitha garat.

“Më vjen keq për të gjithë ‘topçinjtë’. Ju meritoni më shumë. Kjo është e gjitha që më duhet t'iu them. E di se është një moment i vështirë në këtë periudhë të vështirë që jemi duke kaluar si skuadër, por ne kemi nevojë për ju. Ne do të bëjmë më mirë, por ju lutem qëndroni pas nesh”, ka shkruar Wilshere në rrjetin social “Twitter”./Zëri