Wenger nuk shqetësohet për të ardhmen

Sport February 28, 2018 - 10:45

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger thotë se nuk shqetësohet për të ardhmen e tij dhe se është i përqendruar vetëm në ndeshjen e së enjtes kundër Manchester Cityt në Premierligën angleze, transmeton zeri.info

Klubi londinez ishte mposhtur 3:0 nga Manchester City në finalen e Carabao Cup dhe kjo gjë ka bërë që spekulimet për të ardhmen e Wengerit të shtohen.

“T’iu them sinqerisht, pozicioni im është gjëja e fundit për të cilën shqetësohem, përqendrimi është që ta përgatis skuadrën për ndeshjen”, deklaroi Wenger.

“Ne jemi në atë lloj situate ku dëshira e vetme është përqendrimi në ndeshjen e ardhshme”, shtoi strategu francez, i cili është në krye të Arsenalit që prej vitit 1996.

“Unë nuk iu pyes juve nëse pozicioni juaj rishikohet në fund të edicionit”, u shpreh ai./Zëri