Klubet e mëdha evropiane 'shtyhen' për Iscon

Sport February 27, 2018 - 16:32

Jose Mourinho është i vendosur ta mposhtë Pep Guardiolan për ta transferuar yllin e Real Madridit, Isco.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Don Balon”, përcjellë zeri.info.

Dy klubet nga Manchesteri, United dhe City, e pëlqejnë mesfushorin kreativ e ardhmja e të cilit në kryeqytetin spanjoll është vënë në dyshim pasi trajneri Zinedine Zidane nuk po i siguron vend titullari në vazhdimësi në përbërjen e parë.

Statusi i përfaqësuesit spanjoll do të varet krejt nga e ardhmja e Zidane nëse trajneri francez do të mbetet apo jo në “Santiago Bernabeu”.

Largimi i mundshëm i “Zizou” në fund të këtij sezoni nga Madridi do të rezultonte me qëndrimin eventual të Iscos në Real.

Lojtari e nisi në mënyrë fantastike sezonin e ri, por kohëve të fundit kishte rënie të formës, njëjtë si pjesa tjetër e ekipit madrilen. /Zëri/