Interi tregoi karakter ndaj Beneventos

Sport February 25, 2018 - 12:46

Mbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia thotë se ekipi i tij tregoi karakter në fitoren 2:0 ndaj Beneventos të shtunën, transmeton zeri.info

Benevento shfaqi një lojë më të mirë ndaj vendasve, por ishin dy golat e mbrojtësve Milan Skriniar dhe Ranocchia që dolën të jenë vendimtar në këtë takim.

“Ishte shumë e vështirë. Benevento luajti e mirë edhe ne e dinim se do të jetë e vështirë, por ne treguam karakterin tonë dhe morëm tre pikë shumë të rëndësishme në shtëpi”, deklaroi Ranocchia.

“Është e rëndësishme që në këto momente të qëndrojmë së bashku, të mbështetemi në njëri-tjetrin dhe të marrim pikë”, shtoi ai.

“Puna e madhe gjithmonë shpërblehet. Kjo skuadër ka edhe shumë punë për të bërë dhe shumë për të treguar. Tani jemi të ndezur për derbin”, u shpreh italiani.

Ndeshjen e ardhshme Interi e luan ndaj rivalit lokal, Milan./Zëri