Interi është një kaos i vërtetë

Sport February 22, 2018 - 10:56

Mesfushori i Interit i huazuar te Valencia, Geoffrey Kondogbia ka lëshuar disa fjalë mjaft të rënda për klubin italian, transmeton zeri.info

Francezi shpreson që të ai të transferohen në mënyrë të përhershme te Valencia dhe dëshiron që t’i ndajë rrugët me Interin.

“Mendoj se problemi i vërtetë te Interi është mungesa e balancave. Është thjesht kaos”, deklaroi Kondogbia. “Kam punuar me katër apo pesë trajner në dy vite, ekipi po ndryshonte në vazhdueshmëri”, shtoi ish-futbollisti i Monacos.

“Është e vështirë për një lojtar që të rehatohet në këto rrethana, sidomos nëse ai është i ri. Ju nevojitet balancë dhe vazhdimi i punës së përbashkët, edhe nëse gjërat nuk janë duke shkuar mirë. Klubi duhet t’i mbajë lojtarët dhe trajnerin për të shkuar përpara. Është e vështirë që të bësh mirë nëse trajnerët vazhdojnë të ndërrohen”, u shpreh lojtari, i cili është paraqitur në 25 ndeshje këtë edicion me Valencian.