Morëm një rezultat fantastik

Sport February 14, 2018 - 10:30

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola thotë se fitorja 0:4 në udhëtim te Baseli të martën ishte një rezultat fantastik, transmeton zeri.info

Klubi anglez shënoi tre gola brenda 24 minutave falë Ilkay Gudoganit, Bernardo Silvas dhe Sergios Agueros.

Gundogan shënoi sërish për ta vulosur rezultatin përfundimtar të takimit në pjesën e dytë.

“Liga e Kampionëve ësht2ë 180 minuta, por ne pothuajse kemi kaluar”, deklaroi Guardiola.

“Nuk po them që është e kryer sepse në futboll gjithçka mund të ndodhë, por është një rezultat fantastik”, shtoi strategu spanjoll.

“Ne ishim efikas dhe jam i kënaqur me paraqitjen. Ne e mbajtëm lojën në nivel, ne luftuan shumë dhe krijuam raste shënimi. Shënuam katër gola të mrekullueshëm. Në përgjithësi, jam i kënaqur”, u shpreh ai./Zëri