Wenger kritikon mbrojtjen

Sport January 31, 2018 - 10:55

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka kritikuar mbrojtjen e skuadrës së tij pas humbjes 3:1 në udhëtim te Swansea të martën, transmeton zeri.info

Wenger thotë se gabimet e mbrojtësve të Arsenalit ia dhuruan tre-pikëshin ekipit vendas. “Ne padyshim që ishim fajtor për pësimin e golit”, deklaroi Wenger për golin e barazimit nga Sam Clucas, vetëm një minutë pas shënimit të Nacho Monrealit, i cili kishte kaluar në epërsi “topçinjtë”.

“Në aspektin mbrojtës kemi qenë shuam të dobët dhe kemi bërë gabime të mëdha. Nuk ka ndonjë shpjegim logjik për mënyrën sesi e dhuruam golin aq shpejtë”, shtoi ai.

Pas kësaj humbje, Arsenali mbetet në vendin e gjashtë në tabelën e Premierligës me 42 pikë, 8 sosh më pak sesa vendi i katërt, që mbahet nga Liverpooli.