FC Prishtina huazon Musliun te Shkëndija

Sport January 30, 2018 - 11:06

Visar Musliu nuk do të luajë në Superligën e Kosovës gjatë sezonit pranveror edhe pse në javën që shkoi ai nënshkroi kontratë me FC Prishtinën, të cilës iu bashkua edhe në përgatitje.

Mbrojtësi i njohur shqiptar, për të cilin kishin shprehur interesim klube të shumta nga rajoni dhe Evropa, karrierën do ta vazhdojë në Maqedoni.

Ai do t’i mbrojë ngjyrat e gjigantit shqiptar, Shkëndijës, shkruan zeri.info.

Image

Lajmin e ka konfirmuar klubi kuq e zi nga Tetova, e cila ka sqaruar se reprezentuesi maqedonas ka shkuar te Shkëndija në formë huazimi nga gjiganti kosovar.

“Mbrojtësi qendror vjen te Shkëndija në formë huazimi nga radhët e FC Prishtinës, me opsion për blerje të kartonit të plotë të lojtarit në fund të sezonit aktual”, thuhet në njoftimin e Shkëndijës.

Ky operacion është kryer lehtësisht falë bashkëpunimit të ngushtë që FC Prishtina ka me Shkëndijën, respektivisht dy prijësve të klubeve, Remzi Ejupit dhe Lazim Destanit.

Së fundmi Musliu ishte pjesë e gjigantit maqedonas, Vardarit, rivalit të Shkëndijës. /Zëri/

Image