Pastore kthehet në Serie A

Sport January 24, 2018 - 09:20

Javier Pastore ka vendosur të largohet nga Paris Saint-Germain, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Javier Pastore është në kërkim të një klubi të ri.

Mediat franceze kanë bërë të ditur se mesfushori argjentinas ka vendosur të largohet nga Paris Saint-Germain, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Pastore së fundmi spekulohej me rikthim në Serie A te skuadra e Interit. /Lajmi.net/