Dy klube të Premierligës e duan Lucas Mouran

Sport January 23, 2018 - 16:26

Arsenali dhe Tottenhami janë në “luftë” për mesfushorin ofanziv të Paris Saint-Germainit, Lucas Moura.

Kështu të paktën shkruan tabloidi britanik “Daily Express”, përcjellë zeri.info.

25-vjeçari, i cili ka luajtur vetëm 72 minuta këtë sezon me ekipin nga Ligue 1, vlerësohet 35 milionë funte, afro 40 milionë euro.

Dhe, futbollisti brazilian është i pakënaqur me minutazhin dhe ka kërkuar të largohet.

Ai ka konkurrencë të fortë dhe mjafton t’i përmendësh emrat si Neymar, Mbappe, Cavani, Di Maria apo edhe Pastore për t’u bindur se ai nuk ka vend në njëmbëdhjetëshin e parë të PSG-së.

Prandaj, e ardhmja e Mouras mund të jetë në Premierligë, edhe pse ai mund ta vazhdojë karrierën edhe në Itali.

Lucas vite më parë ishte njëri prej lojtarëve kryesorë të gjigantit francez, por me ardhjen e yjeve aty ai mbeti nën hije të tyre. /Zëri/