Aubameyang-Arsenal, flet Arsene Wenger!

Sport January 23, 2018 - 16:21

Arsene Wenger e ka konfirmuar edhe vetë interesimin e Arsenalit për transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang, shkruan zeri.info.

Mirëpo, menaxheri i “Topçinjve” e ka pranuar se një transferim i tillë nuk është afër dhe se nuk është lehtë të ndodhë.

Aubameyang thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin, por dy klubet tash duhet të ulen dhe të diskutojnë rreth shumës me të cilën mund të transferohet sulmuesi gabonez në Londër.

“Gunners” fundjavën që shkoi i kishin ofruar 50 milionë euro për ish-sulmuesin e Milanit.

“Ne nuk jemi afër arritjes së marrëveshjes me Dortmundin për Aubameyangun e as me askënd tjetër”, ka thënë Wenger, i cili megjithatë nuk e ka mohuar interesimin e klubit të tij për të.

Aubameyang shihet si pasardhësi i Sanchezit në Arsenal. /Zëri/