Reali i kthehet fitores

Sport January 21, 2018 - 17:59

Real Madridi i është kthyer fitores në La Liga, pas një serie të rezultateve të dobëta, transmeton zeri.info

Real Madridi ka triumfuar në shtëpi kundër Deportivo La Corunas me rezultatin e thellë 7:1.

Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi me anë të Adrian Lopez në minutën e 23-të, por pastaj filloi goleada e madrilenëve.

Nacho Fernandez (32’, 88’). Gareth Bale (42’, 56’), Luka Modric (68’) dhe Cristiano Ronaldo (78’, 84’) realizuan për gjigandin spanjoll.

Me këtë fitore ekipi i Zinedine Zidane ngjitet në pozitën e katërt në tabelë me 35 pikë, 16 më pak sesa Barcelona./Zëri