De Vrij, afër rinovimit

Sport January 21, 2018 - 16:08

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka konfirmuar që mbrojtësi Stefan de Vrij është i gatshëm që të nënshkruajë kontratën e re me klubin italian, transmeton zeri.info

Gjithashtu, ish-reprezentuesi shqiptar deklaroi se holandezi do të ketë një klauzolë lirimi që do të vlejë brenda dhe jashtë Italisë.

Momentalisht mbrojtësi ka kontratë me Lazion deri në qershor të këtij viti dhe e ardhmja e lojtarit ka qenë në dyshim.

Juventus, Napoli, Interi, Manchester United dhe Liverpool kanë shprehur interesim të madh për shërbimet e De Vrij, por siç duket ai është afër rinovimit.

“Klauzola do të jetë valide për klubet brenda dhe jashtë Italisë”, deklaroi Tare, i cili nuk përmendi ndonjë shifër të mundshme të klauzolës së reprezentuesit holandez./Zëri