E RRALLË: Futbollisti shqiptar shënon pas vetëm 30 sekondash për Milanin!

Sport January 21, 2018 - 14:51

Ismet Sinani është bërë lajm mediatik në Itali, shkruan zeri.info.

Futbollisti shqiptar ka qenë hero i ekipit të të rinjve “Primavera” të Milanit, të cilit ia ka siguruar fitoren 2:1 ndaj Sassuolos.

Sinani u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe vetëm 30 sekonda pasi u inkuadrua e shënoi golin e dytë të “Rossoneri” dhe të tri pikëve, duke ia shpaguar besimin trajnerit Alessandro Lupi.

Milani iu bashkua Juventusit në kuotën e 26 pikëve. Sinani konsiderohet si e ardhmja e Milanit. /Zëri/