Lamtumirë Real Madrid, Kovacic në Serie A

Sport January 20, 2018 - 09:22

Mateo Kovacic ka ofertë për rikthim në Itali, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Mateo Kovacic mund të rikthehet në Serie A.

Mesfushori i Real Madridit ka ofertë për rikthim në Itali, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Real Madrid nuk e kundërshton largimin e tij nga Santiago Bernabeu.

Mediat italiane raportojnë se Inter, në rast të dështimit për transferimin e Ramiresit nga Jiangsu Suning, do t’i bëjë ofertë rikthimit të Kovacicit në Giuseppe Meazza. /Lajmi.net/