Nuk ndalet Vëllaznimi, vjen përforcimi i radhës

Sport January 19, 2018 - 23:07

Burim Qorri është futbollisti më i ri i klubit gjakovar, KF Vëllaznimi.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, futbollisti kosovar, Burim Qorri, ka konfirmuar se pas katër viteve është larguar nga Feronikeli për t’u transferuar te Vëllaznimi.

“Prej sot zyrtarisht pjesë e Vëllaznimit”, ka shkruar shkurt Qorri.

Qorri është vetëm transferimi i radhës i Vëllaznimit, që pas ardhjes në krye të Agim Canës, ka filluar të këndellet.

Image