Mourinho me lajmin e fundit për shkëmbimin Sanchez - Mkhitaryan

Sport January 19, 2018 - 15:52

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka folur për marrëveshjen e mundshme mes Unitedit dhe Arsenalin për shkëmbimin e Henrikh Mkhitaryanit me Alexis Sanchezin.

Duke folur para ndeshjes së Manchester Unitedit kundër Burnley, Mourinho ka insistuar se ende ka shumë punë për t’u bërë për ta finalizuar marrëveshjen, transmeton Express.

“Nuk ka asgjë të re”, ka thënë Mourinho.

“Mendoj se është e qartë se të gjithë e dinë se jemi afër dhe sidomos kur trajneri i Arsenalit flet aq haptas, prandaj nuk ka kuptim ta fshehim apo mohojmë, por marrëveshje nuk ka ende”, ka shtuar ai.