Zyrtare: Goretzka nënshkruan me Bayernin

Sport January 19, 2018 - 11:59

Drejtori i Schalkes, Christian Heidel ka konfirmuar që mesfushori Leon Goretzka ka nënshkruar një parakontratë me Bayern Munichun, transmeton zeri.info

22-vjeçari, i cili ka tërhequr interesimin e shumë klubeve evropiane, do t’i bashkohet gjigandit bavarez gjatë kësaj vere pas kalimit të testeve mjekësore të enjten.

“Dje (e enjte), Karl-Heinz Rummenigge na ka informuar se Leo i ka kaluar kontrollet mjekësore. Ne jemi duke humbur një futbollist shumë, shumë të mirë”, deklaroi Heidel.

“Ai ka nënshkruar një kontratë për t’iu bashkuar Bayernit me 1 korrik 2018. Ne kemi bërë gjithçka që kemi mundur për ta mbajtur Leon në Schalke. Në verë, patëm një marrëveshje me të dhe përfaqësuesit e tij, Por, ai deshi kohë për të parë zhvillimet sportive”, shtoi ai ndër të tjera./Zëri 

Image