ZYRTARE: Ronaldo, jashtë ekipit të Real Madridit

Sport January 18, 2018 - 13:54

Cristiano Ronaldo nuk është ftuar nga trajneri Zinedine Zidane për ndeshjen e parë çerekfinale në Copa del Rey.

Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Gareth Bale e Marcelo nuk janë pjesë e ekipit të Real Madridit, për duelin sonte ndaj Leganes në Copa del Rey.

Ata nuk janë ftuar nga trajneri Zinedine Zidane për ndeshjen e parë çerekfinale në Copa del Rey, përcjell “lajmi.net”.

Lista e futbollistëve të ftuar nga Zidane: Keylor Navas, Kiko Casilla, Moha; Carvajal, Vallejo, Varane, Nacho, Theo, Achraf; Kroos, Modric, Casemiro, Marcos Llorente, Asensio, Isco, Kovacic, Ceballos; Lucas Vázquez dhe Mayoral.