Kështu e nisi Bashkimi vitin e ri në Ligën Ballkanike

Sport January 17, 2018 - 21:06

Bashkimi e ka nisur vitin 2018 në Ligën Ballkanike me humbje, shkruan zeri.info.

Skuadra prizrenase është mposhtur sonte nga KK Blokotehna-NB me rezultat 75:91, në ndeshjen e zhvilluar në Palestrën e Sporteve “Sezai Surroi”.

Ekipi Portokalli është treguar i pafuqishëm përballë liderit të grupit, i cili ishte në avantazh thuajse gjatë tërë ndeshjes. Mysafirët e kanë fituar çerekun e parë 26:20, ndërsa ishin më të mirë edhe në atë të dytë, 23:18, për ta mbyllur pjesën e parë me 11 pikë epërsi, 49:38.

Edhe 10 minutëshi i tretë iu ka takuar udhëtuesve, 25:20, derisa çereku i katërt u zhvillua sa për sy e faqe pasi fituesi tashmë dihej dhe periudha e fundit u mbyll baras, 17:17.

Në fund, Blokotehna fitoi me 16 pikë epërsi. 23 pikët e Moss dhe 19 të Music ishin të pamjaftueshëm për ekipin kosovar. Kurse, tek mysafirët u shquan Mijatovic me 26 dhe Benjamin me 16 pikë.

Kjo ishte humbja e pestë për Bashkimin krahas dy fitoreve, e cila ia zbeh gjasat për të kaluar në fazën tjetër. /Zëri/