Nuk do ta besoni se si është pritur Drilon Hajrizi në Japoni!

Sport January 17, 2018 - 15:43

Drilon Hajrizi e ka thyer akullin. Mitrovicasi është bërë basketbollisti i parë shqiptar që do të luajë në basketbollin japonez, shkruan zeri.info.

Ish-basketbollisti i Trepçës, Pejës dhe së fundmi Sigal Prishtinës, do t’i mbrojë ngjyrat e klubit Kanazawa Samuraiz së paku deri në fund të sezonit.

Image

Klubi japonez e ka prezantuar zyrtarisht përfaqësuesin kosovar pikërisht më 17 janar, në ditëlindjen e tij. Japonezët e kanë mirëpritur “Samurajin” më të ri, të cilit i kanë uruar suksese gjatë eksperiencës atje.

“Kanazawa Bushi group njofton se ka arritur marrëveshje me Drilon Hajrizin për t’i mbrojtur ngjyrat e klubit tonë në sezonin 2017/18”, shkruan në njoftimin e klubit aziatik.

Image

“Ne ndihemi të inkurajuar sepse lojtarët që kanë eksperiencë me kombëtaret e tyre, si rasti i Hajrizit, ndikojnë po ashtu pozitivisht në bashkimin në mes lojtarëve dhe ky është një plus për të”, ka shtuar klubi japonez. /Zëri/