Ky klub i ofron Nainggolanit rrogë prej 13 milionë eurosh në vit

Sport January 16, 2018 - 15:24

Radja Nainggolan ishte njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë në vitin 2017, shkruan zeri.info.

Futbollisti i Romës njihet për kontributin e tij si në aspektin ofanziv ashtu edhe në atë defanziv.

Deri tash, “Giallorossi” janë mbajtur mirë, duke iu rezistuar ofertave. Mirëpo, së fundmi portali italian “Calciomercato.it” shkruan se në adresë të mesfushorit belg ka arritur një ofertë e majme.

Klubi kinez, Guangzhou Evergrande ia ka ofruar atij një kontratë trevjeçare prej 13 milionë eurosh në vit.

Një ofertë të cilën duket se “Ninja” e ka pranuar, por ky transferim mbetet i bllokuar për shkak të intervenimit të qeverisë kineze për t’i limituar investimet e larta.

Sidoqoftë, Nainggolan pëlqehet edhe nga Juventusi e Interi në Itali dhe nga Chelsea në Angli. /Zëri/