Çka po mendon Manchester United për rikthimin e Ronaldos?

Sport January 16, 2018 - 14:53

Manchester United nuk është i bindur se Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi për t’u rikthyer në “Old Trafford” gjatë verës që vjen.

E përditshmja spanjolle “AS”, raporton zeri.info, të hënën shkroi se ylli portugez dëshiron të largohet nga “Los Blancos” në fund të verës pas prishjes së raporteve me klubin spanjoll dhe se futbollisti më i mirë në botë dëshiron të rikthehet tek United.

Megjithatë, të martën “ESPN” shkroi se “Djajtë e Kuq” dyshojnë se 32 vjeçari po shikon seriozisht të largohet nga Madridi për shkak të mosmarrëveshjeve rreth kontratës së re me kampionin evropian dhe botëror.

Ronaldo po kalon nëpër një krizë të formës së tij dhe po merr kritika vazhdimisht.

Kritikët po mendojnë se epoka e tij ka mbaruar, por ylli portugez s’e ka ndërmend të dorëzohet, në Madrid ose Manchester. /Zëri/