Giggs emërohet trajner i Uellsit

Sport January 15, 2018 - 14:27

Ryan Giggs është emëruar përzgjedhës i ri i përfaqësueses së Uellsit, duke e zëvendësuar kështu ish-selektorin Chris Coleman, i cili u largua gjatë muajit nëntor, transmeton zeri.info

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, i cili është tërhequr nga futbolli në vitin 2014, për një kohë të gjatë ka qenë objektiv i Federatës së Futbollit të Uellsit dhe ishte favoriti kryesor për këtë detyrë.

“Jam shumë krenar që më është dhënë ky nder për të menaxhuar ekipin kombëtar” është deklaruar Giggs.

“Sfidat që kemi përpara në Ligën e Kombeve dhe kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020 më emocionojnë. Mezi po pres që të filloj punën me lojtarët, gjersa përgatitemi për ndeshjet vendimtarë që do të kemi më vonë këtë vit”, shtoi ndër të tjera ai./Zëri